Trump nuk dorëzohet: Biden nuk mund të jetë president

Donald Trump nuk dorëzohet dhe përdor një video të publikuar në rrjetet sociale për të paralajmëruar vazhdimin e betejës ligjore kundër rezultatit elektoral. Ai shton se do të vazhdojë të mbrojë ndershmërinë e votës, duke premtuar se do të numërohet çdo fletëvotimi e vlefshme. Dhe kjo jo vetëm në respekt të 74 milion amerikanëve që kanë votuar por për të bindur të gjithë se duhet të kenë besim tek zgjedhjet. Kreu i shtëpisë së bardhë e cilësoi këtë si fjalimin më të rëndësishëm që ka bërë ndonjëherë për sa i përket manipulimeve të zgjedhjeve.

Trump këmbëngul tek akuzat e tij pavarësisht se ministri amerikan i drejtësisë William Bar ka përjashtuar mundësinë e manipulimeve të procesit të votimit. Në videon që zgjat 2 minuta dhe 13 sekonda, ai shprehet se ka detyrën e lartë të mbrojë ligjin dhe kushtetutën. I njëjti filmim, është publikuar në variantin prej 45 minutash në Facebook. Madje ai akuzoi rivalin demokrat Bajden se nuk ka bërë as fushatë elektorale nga që e dinte se rezultati do të ishte gjithësesi në favor të tij. TrUmp tha se Biden u zgjodh president para kohe me ndihmën e mediave. Postimi i tij u censurua menjëherë nga Twiiter pas deklaratat e tij u cilësuan kontroverse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?