Trump nuk dorëzohet: Nuk do ta pranoj humbjen, ne fituam thellë, tani e ka në dorë Pence

“Ne kurrë nuk do ta pranojmë. Ne kurrë nuk do të dorëzohemi. Ne nuk do të pranojmë humbjen”. Kështu deklaroi presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë një tubimi pranë Shtëpisë së Bardhë, nën një qiell të mbushur me re. “Ne do të ndalojmë vjedhjen” tha ai më tej.

“Ne i fituam këto zgjedhje dhe i fituam me një diferencë të thellë” tha ai, pavarësisht mungesës së provave për të mbështetur çështjen e manipulimit zgjedhor.

Donald Trump i bëri sërish thirrje sot zëvendës Presidentit Mike Pence të mos e ratifikojë fitoren e Joe Biden gjatë seancës së Kongresit dhe i quajti Republikanët e zgjedhur “të dobët” dhe “patetikë”.

“Nëse Mike Pence bën gjënë e duhur, ne do të fitojmë zgjedhjet” i tha presidenti në largim një turme mbështetësish në Uashington. “Nëse ai nuk e bën këtë, do të jetë një ditë e trishtuar për vendin tonë,” shtoi ai, duke lënë të kuptohet se dyshonte në qëndrimin e nënkryetarit të tij.

SHKARKO APP