Trump: Nuk e kam përdhunuar 13-vjeçaren

Kandidati për president të SHBA, Donald Trump ka mohuar akuzat se ai ka përdhunuar një adoleshente.

Trump, që aktualisht udhëheq garën e nominimeve mes republikanëve, akuzohet se e ka sulmuar viktimën e tij së bashku me pedofilin e dënuar, pasanikun Jeffrey Epstein.

Pretendimet bombastike mund të ndikojnë në shpresat e Trump për t’u zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë në nëntor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Biznesmeni miliarder u përgjigj mbrëmjen e shkuar duke thënë se akuzat janë false. Teksa viktima ka ngritur një padi dhe kërkon dëmshpërblim prej 100 milionë dollarësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Viktima është identifikuar si Kate Johnson dhe pretendon se do të mbrojë veten në gjykatë.

Ajo thotë se Trump, së bashku me miliarderin Epstein, kanë abuzuar seksualisht me të, nën kërcënimin e lëndimit. Sipas saj, ajo është joshur me premtime për para dhe karrierë në modeling, për të marrë pjesë në orgji me minorene në apartamentin e Jeffrey Epstein në Nju Jork.

Ajo pretendon se është detyruar të performojë një akt seksual me Donald Trump, 69 vjeç, dhe është përfshirë në një akt seksual lesbik të pazakontë me një ‘skllave seksi minorene’.

Ajo pretendon se takimi i katërt dhe i fundit seksual me Trump përfundoi me përdhunim. Sipas saj, këto kanë ndodhur në periudhën mes qershorit dhe shtatorit të vitit 1994. Në atë kohë ajo thotë se ishte 13 vjeç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?