“Trump nuk ka frikë të përdorë forcën ushtarake në Iran”, Shtëpia e Bardhë: Plani në tryezën e presidentit

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, thotë se presidenti amerikan Donald Trump ka treguar se nuk ka frikë të përdorë opsione ushtarake kur e sheh të nevojshme.

“Mendoj se një gjë në të cilën presidenti Trump është shumë i mirë, është që gjithmonë t’i mbajë të gjitha opsionet e tij në tryezë, dhe sulmet ajrore do të ishin një nga shumë, shumë opsionet që janë në tryezë”, tha Karoline Leavitt.

Ajo shtoi se diplomacia është gjithmonë opsioni i parë për Trump. ”Ai ju tha të gjithëve mbrëmë se ajo që po dëgjoni publikisht nga regjimi iranian është mjaft e ndryshme nga mesazhet që administrata po merr privatisht”, shtoi Leavitt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?