FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump: Pa subvencionet tona, Kanadaja nuk ekziston

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se Kanadaja duhet të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas Trump, pa subvencionet amerikane, Kanadaja nuk ekziston më si shtet.

”Paguajmë qindra miliarda dollarë për të subvencionuar Kanadanë. Pse? Nuk ka asnjë arsye. Nuk na nevojitet asgjë nga ato që kanë ata. Ne kemi energji të pakufizuar, duhet të prodhojmë makinat tona dhe kemi më shumë dru se sa mund të na nevojitet ndonjëherë.

Pa këtë subvencion masiv, Kanadaja nuk do të ekzistonte si një vend i qëndrueshëm. E ashpër, por e vërtetë! Prandaj, Kanadaja duhet të bëhet shteti ynë i 51-të i dashur. Taksa shumë më të ulëta dhe mbrojtje ushtarake shumë më të mirë për popullin e Kanadasë dhe pa tarfia”, shkruan Donald Trump në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?