FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump paralajmëron median: Lajme të rreme, kur është momenti për t’ua hequr licencat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar sot se do ta mbyllë televizionin NBC dhe rrjetet tjera televizive amerikane, duke thënë se ato shesin lajme të rreme.

“Me gjithë ato lajme të rreme që po dalin nga NBC dhe rrjetet tjera televizive, kur është momenti i duhur për t’ua ndaluar licencat? Shumë keq për vendin!”, shkroi Trump në profilin e tij zyrtar në Twitter, shkruan FoxNews.

Reagimi i Trumpit vjen ndaj një artikulli të shkruar nga NBC, në të cilin thuhej se Trump kishte kërkuar që arsenali bërthamor i SHBA-së të rritej dhjetëfish pasi e kishte rishikuar një broshurë informuese e cila tregoi se arsenali bërthamor i SHBA-së ka pësuar rënie të qëndrueshme që nga vitet 1960-ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë artikull citoheshin tre zyrtarë amerikanë të cilët ishin prezent në sallë kur Trump i kishte bërë këto komente.

Swiss Digital Mobile Reklama

“NBC i rremë e sajoi një artikull kinse unë kam kërkuar rritje dhjetëfish në arsenalin tonë bërthamor”, ka shkruar Trump.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?