FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump paralajmëron Phenjanin të distancohet nga çdo akt i papërgjegjshëm

Donald Trump, i cili sapo anuloi samitin e shumëpritur me liderin koreano-verior, Kim Jong Un, paralajmëroi sot Phenjanin të distancohet nga çdo akt i papërgjegjshëm. Ai siguroi se fushata e ”presionit maksimal” ndaj këtij shteti do të vijojë.

“Ne shpresojnë të ndodhin gjëra pozitive në të ardhmen e Koresë së Veriut. Nëse kjo gjë nuk ndodh, jemi më të gatshëm se kurrë për t’u kundërpërgjigjur”, u shpreh për median presidenti amerikan.

Trump shtoi se SHBA-ja do të vijonte zbatimin e sanksioneve më të ashpra të vendosura ndonjëherë dhe do të ndjekë një fushatë presioni maksimal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?