Trump: Partia në pushtet po tenton të arrestojë kundërshtarin politik

Ish-presidenti amerikan kërkon që gjyqi për rastin e yllit porno duhet të zhvendoset në Staten Island, duke shmangur gjykatën në Manhattan, një “vend shumë i anshëm, me disa zona që votojnë 1% republikanët”, shkruan ai në rrjetin Truth social.

Staten Island – i vetmi qark që votoi për të në 2016 dhe 2020 – “do të ishte një vend shumë i drejtë dhe i sigurt për gjykim”.

“Për më tepër – vazhdon ai – gjyqtari shumë i njëanshëm dhe familja e tij njihen mirë si urrejtës të Trump”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump është në Nju Jork, në apartamentin nën çati të kullës që mban emrin e tij në Fifth Avenue përpara aktakuzës në seancën historike në rastin e yllit porno Stormy Daniels. Ai do të jetë ish-presidenti i parë amerikan që do të vihet nën hetim penal. Nju Jork është blinduar me barriera dhe agjentë rreth gjykatës së Manhatanit dhe Kullës Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?