Trump përshkallëzon përplasjen me Kanadanë: Kërkon që Liqeni Ontario të quhet “Liqeni Amerika”

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se po shqyrton “seriozisht” ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në mes të tensioneve të reja tregtare me Kanadanë.

Trump publikoi në Truth Social edhe një hartë ku shfaqej emri i propozuar, duke e lidhur vendimin me marrëdhëniet tregtare me provincën e Ontarios.

Deklarata vjen pas vendosjes së tarifave amerikane prej 50% ndaj disa mallrave kanadeze dhe kërcënimeve për tarifa të reja ndaj industrisë së automjeteve. Kanadaja ka paralajmëruar masa hakmarrëse ndaj SHBA-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri kanadez i Tregtisë, Dominic LeBlanc, tha se Otava nuk do t’u përgjigjet deklaratave të administratës Trump në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?