Trump pranon, do të merret në pyetje nga FBI
Donald Trump ka pranuar të flasë për FBI-në, që po heton atentatin për vrasje ndaj tij. Thomas Matthew Crooks, ishte “shumë inteligjent” dhe kishte interes për armët.
Zyrtarët kishin zbuluar tashmë se Crooks kishte kërkuar “sa larg ishte Osëald nga Kennedy” përpara të shtënave, Rojek tha se ai gjithashtu bëri kërkime në lidhje me ngjarjet masive me të shtëna armësh, informacionin mbi pajisjet shpërthyese të improvizuara dhe tentativën për vrasjen e Kryeministri sllovak në fillim të këtij viti.
20-vjeçari njihej gjithashtu si një person me një rreth shumë të ngushtë shoqëror dhe nuk fliste shume me familjen e tij. ”Ndërsa hetimi i FBI-së mund të mos ketë përcaktuar ende një motiv, ne besojmë se ai bëri përpjekje të konsiderueshme për të fshehur aktivitetet e tij”,-tha Rojek. ”Për më tepër, ne besojmë se veprimet e tij tregojnë gjithashtu planifikim të kujdesshëm përpara tubimit të fushatës”.