Trump pranon që ka marrë dozën përforcuese

Donald Trump u ngacmua nga disa prej mbështetësve të tij teksa pranoi se kishte marrë një dozë përforcuese për COVID-19.

Ish-presidenti i SHBA-së u fërshëllye nga një pjesë e audiencës në Dallas të dielën, kur pranoi se kishte marrë një dozë tjetër të vaksinës kundër Covid.

Gjatë një ndalese të turneut me ish-prezantuesin e Fox News, Bill O’ Reilly, Trump paralajmëron mbështetësit se ata po luajnë me jetët e tyre kur hedhin poshtë vaksinat dhe nuk i marrin ato, thuhet në një video më të gjatë të postuar në Twitter nga faqja e O’Reilly.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas videos së postuar në Twitter nga “No Spin News” e O’Reilly-t, ish-prezantuesi i Fox News thotë, “Si presidenti dhe unë jemi të dekurajuar” dhe më pas e pyet Trumpin: “A e more përforcuesin?”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po,” thotë Trump, duke u përpjekur të qetësojë zhurmat.

Kjo vjen pasi zyrtarët dhe shkencëtarët amerikanë i bëjnë thirrje popullatës që të vaksinohet mes një rritjeje të rasteve për shkak të variantit Omicron.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?