Trump pret Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, sërish koment për veshjen: I shkon shumë xhaketa

Presidenti i Amerikës, Donald Trump mirëpriti në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Trump e komplimentoi për veshjen. “Mendoj se ai duket shumë bukur me xhaketën e tij”, tha ai. Në takimin e tyre të parë në shkurt në Shtëpinë e Bardhë pas rikthimit në pushtet të Trump, Zelensky u kritikua nga një gazetar në Zyrën Ovale pasi nuk kishte veshur një kostum. Zelensky i u vesh më zyrtarisht për takimin e tij të dytë në Uashington në gusht, dhe duket se e ka bërë këtë përsëri sot.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?