Trump pritet të shpallë kandidatin për zv/president

Donald Trump shkon në Kuvendin Kombëtar Republikan pa përzgjedhur ende emrin e nënpresidentit, por ai tha se do ta bënte këtë gjë të hënën. Mbetet e paqartë nëse sulmi me armë gjatë tubimit në Pensilvani, ka ndryshuar mendimin e ish-presidentit rreth personit që do të garojë krah tij, si kandidat për nënpresident.

Pas sulmit me armë, zgjedhja e zotit Trump mbart dukshëm më shumë peshë. Trump ka pohuar vazhdimisht se do të përqëndrohej tek përzgjedhja e dikujt që ishte i kualifikuar për të marrë detyrën si komandant i përgjithshëm.

Personat e përfshirë në listën e ngushtë të zotit Trump kanë nivele të ndryshme të përvojës qeverisëse. Senatori i Ohajos JD Vance për shembull, ka qenë në detyrë më pak se dy vjet, ndërsa guvernatori i Dakotës së Veriut Doug Burgum drejton një shtet me një popullsi prej 780,000 banorësh, më e vogël se Kolombus i shtetit Ohajo me 908,000 banorë.

Senatori i Floridës, Marco Rubio, ka qenë në politikë për dekada dhe është në mandatin e tretë të tij në Senat.

SHKARKO APP