Trump: Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat për armëpushim

Presidenti i Amerikës, Donald Trump thotë se Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat për një armëpushim pas telefonatës së tij me homologun e tij rus, Vladimir Putin, të cilën ai e quajti një bashkëbisedim shumë të mirë.

”Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat për një armëpushim dhe, më e rëndësishmja, për t’i dhënë fund luftës. Negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës do të fillojnë menjëherë.

E njoftova presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kancelarin gjerman, Friedrich Merz dhe presidentin e Finlandës, Aleksandër Stub”, tha presidenti amerikan në rrjetin e tij Truth Social.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?