FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump: SHBA nuk do përfshihet më tej në Siri, u preka nga imazhet e fëmijëve të vrarë

Presidenti Donald Trump thotë se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen më tej në Siri pavarësisht nga goditja me raketa që ai urdhëroi javën e kaluar kundër bazës ajrore siriane, nga e cila besohet se u ndërmor sulmi me armë kimike që vrau dhjetëra civilë, përfshirë fëmijë.

“Ne nuk do të hyjmë në Siri”- i tha Trump gazetares së programit Fox Business News, Maria Bartiromo, në një intervistë që do të transmetohet të mërkurën.

Zoti Trump tha se vendosi të japë urdhër për goditjen me raketa pasi kishte parë imazhet e fëmijëve të vdekur nga sulmi kimik në qytetin sirian Khan Sheikhoun. “Kur e pashë këtë, mendova se duhet të bënim diçka,” tha zoti Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Trump paralajmëroi se mbështetja e presidentit rus Vladimir Putin për presidentin sirian Bashar al-Assad, është “diçka shumë negative për Rusinë dhe për njerëzimin.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë pretendimet ruse se çlirimi i gazit nervor sarin, ishte rezultat i paqëllimshëm i një sulmi ajror të qeverisë siriane ndaj një depoje municionesh që mbahej nga kryengritësit.

Sipas zyrtarëve amerikanë, sulmi me armë kimike kundër civilëve ishte i qëllimshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?