Trump shpallet fajtor se bleu heshtjen e yllit të por**grafisë, mbështetësit: Të vr**im gjykatësin
Mbështetësit e ish-presidentit amerikan Donald Trump, të inatosur nga vendimi i Gjykatës Federale në Manhatan për të shpallur fajtor se bleu heshtjen e yllit të pornografisë, Stormy Daniels, kanë vërshuar me komente në mbështetje të tij.
Në faqet e rrjeteve sociale pro-Trump madje është bërë thirrje për trazira dhe hakmarrje. Sipas një analize të Reuters mbështetësit e tij kanë postuar dhjetëra mesazhe të dhunshme, në tre faqet e internetit të lidhura me ish-presidentin.
Disa madje kërkojnë që të sulmohet anëtarët e jurisë që e shpallën fajtor, apo edhe ekzekutimin e gjyqtarit Juan Merchan. Nuk mungojnë thirrjet as për një luftë të drejtpërdrejtë civile dhe kryengritje të armatosur.
Pas vendimit organizatorët e fushatës së Trump mblodhën një rekord prej 34.8 milionë dollarësh në donacione. Shuma e mbledhur në më pak se 24 orë tregon se si financuesit e Trump nuk duket aspak të frikësuar dhe të dekurajuar nga vendimi i jurisë së Nju Jorkut, por po e kthejnë vendimin në favor të tyre.