“Trump si Hitleri”, ish-presidenti meksikan sulmon miliarderin

Ish-presidenti meksikan Vicente fox ka sulmuar ashpër miliarderin njujorkez Donald Trump i cili garon për president.

“Trump do ta kthejë Amerikën shumë pas, në kohën e konflikteve, luftërave dhe gjithçkaje të keqe që mund t’i ndodhë këtij vendi. Duhet të them që më kujton Hitlerin”, tha Fox për CNN.

Më tej ai shton se “Trump ka fyer Meksikën, meksikanët dhe gjithë emigrantët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai i ka fyer të gjithë, madje edhe Papën”, thotë Fox.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është hera e dytë që Fox e sulmon Trumpin në harkun e dy ditëve.

Edhe pardje ai kishte lëshuar deklarata të forta ndaj Trump.

Fox i sugjeronte Trumpit të kthehej në biznesin e tij pasi “nuk njeh historinë dhe nuk mund t’i sjellë asnjë të mirë Amerikës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?