Trump: Sulmet e 11 shtatorit mund të ishin ndaluar

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka ashpërsuar kritikat e tij ndaj trajtimit të Osama Bin Laden nga Uashingtoni. Në një postim në Twitter, Trump u shpreh se ai e dinte për Bin Laden edhe përpara sulmeve, ndaj fajësoi edhe ish-presidentin amerikan Bill Clinton për mungesën e goditjes së tij.

Trump nuk kurseu akuzat edhe ndaj admiralit William MCRaven, i cili drejtoi operacionin ushtarak që gjurmoi dhe vrau shefin e Al Kaedës. Trump e cilësoi një “tifoz” të Hillary Clinton dhe mbështetës të Obamës.

“Sigurisht që ne duhet ta kishim kapur Osama bin Ladenin shumë më përpara se e bëmë. E theksova në librin tim para sulmit në Qendrën Tregtare Botërore. Presidenti Klinton humbi shkëlqyeshëm goditjen e tij. Ne i paguam Pakistanit miliarda dollarë dhe ata kurrë nuk na thanë se po jetonte atje”, u shpreh Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?