Trump: Sulmi i koronavirusit më i keq se i “11 Shtatorit” dhe ai në “Pearl Harbor”

Presidenti amerikan Donald Trump e ka përshkruar pandeminë e koronavirusit si “sulmin më të keq” ndonjëherë mbi Shtetet e Bashkuara, duke drejtuar gishtin nga Kina.

Trump tha se shpërthimi kishte goditur SHBA më shumë sesa bombardimet japoneze të Pearl Harbour në Luftën e Dytë Botërore, ose sulmet e 11 shtatorit dy dekada më parë.

Administrata e tij po drejton gishtin drejt Kinës për trajtimin e hershëm të emergjencës globale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pekini thotë se SHBA duhet të shkëputet nga përgjigja e saj ndaj pandemisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që kur u shfaq në qytetin kinez Wuhan në dhjetor, koronavirusi konfirmohet se ka infektuar 1.2 milionë amerikanë, duke vrarë më shumë se 73,000.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?