Trump: Sulmi me armë kimike nuk mund të injorohet nga bota e civilizuar

“Nuk mund të injorohet nga bota e qytetëruar sulmi mizor me armë kimike në Siri i cili ka patur në objektiv njerëzit e pafajshëm”, ka deklaruar presidenti amerikan Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin me armë kimike të kryer nga regjimi i Bashar Asadit në Siri me fjalët “Nuk mund të injorohet nga bota e qytetëruar sulmi mizor me armë kimike në Siri i cili ka patur në objektiv njerëzit e pafajshëm duke përfshirë në mesin e tyre gratë dhe fëmijët”.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Trump ka dënuar sulmin me armë kimike të kryer nga regjimi i Asdit në qytetin Idlib të Sirisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk mund të injorohet nga bota e qytetëruar sulmi mizor me armë kimike në Siri i cili ka patur në objektiv njerëzit e pafajshëm duke përfshirë në mesin e tyre gratë dhe fëmijët. Këto veprime të pabesa të regjimit të Asadit janë rezultat i dobësisë dhe pavendosmërisë së qeverisë së mëparshme. Barack Obama në vitin 2012 kishte thënë se ka një vijë të kuqe në lidhje me përdorimin e armëve kimike dhe më pas nuk ka bërë asgjë. SHBA në pikën e dënimit të këtij sulmi të papranueshëm qëndron bashkë me të gjithë aleatët e saj në botë”, thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?