Trump: Ukraina të zgjedhë President të ri, ky nuk bën marrëveshje me Rusinë

Presidenti Donald Trump nisi një sulm të ashpër ndaj Volodymyr Zelensky të shtunën, duke kërkuar që presidenti ukrainas të zëvendësohet dhe që Kievi të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës.

Deklaratat e presidentit amerikan u bënë në Shtëpinë e Bardhë, vetëm një ditë pasi njoftoi marrëveshjen e tij me Moskën për furnizimin me naftë ruse në tregjet ndërkombëtare dhe heqjen e përkohshme të sanksioneve amerikane në lidhje me këtë karburant.

“Unë sugjeroj që ata të kenë një udhëheqës të ri që mund të bëjë një marrëveshje”, tha Trump, duke i’u referuar Zelensky-t.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, ai argumentoi se presidenti ukrainas pati vazhdimisht mundësinë për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, por nuk e bëri këtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për ndonjë arsye, ai nuk e bën kurrë”, tha ai, duke këmbëngulur se ka ardhur koha për një ndryshim në presidencën e Ukrainës.

Trump kërkoi që Zelensky të ndalonte sulmet ndaj rafinerive të Rusisë, duke përdorur një gjuhë të ashpër.

“Më mirë të ndalet, dreqi ta marrë”, u tha ai gazetarëve.

Në të njëjtën kohë, ai argumentoi se presidenti ukrainas mund të bëjë çfarë të dojë, por nuk mund të vazhdojë të sulmojë rafineritë ruse.

Trump përsëriti gjithashtu pretendimin e tij se pushtimi rus i Ukrainës nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të kishte qenë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2022.

“Kjo luftë nuk duhej të kishte filluar kurrë. Nuk kishte asnjë arsye që kjo luftë të fillonte midis Ukrainës dhe Rusisë. Ajo filloi për shkak të paaftësisë”, argumentoi ai.

Presidenti amerikan iu referua më pas humbjeve territoriale të Ukrainës dhe numrit të viktimave, duke argumentuar nevojën për një lidership të ri në Kiev.

“Keni humbur 30% të vendit tuaj dhe mbi dy milionë njerëz janë vrarë gjithsej nga të dyja palët”, tha ai.

“Është një luftë që nuk duhej të kishte filluar kurrë. Dhe besoj se është koha që Ukraina të ketë një president të ri”, përfundoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?