FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump, urdhra ekzekutivë për murin me Meksikën dhe imigrantët

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të japë urdhër sot për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit jugor të vendit me Meksikën për të penguar imigrimin e paligjshëm. Ai do të kufizojë gjithashtu pranimin e refugjatëve në vend si dhe do të përballet me autoritetet e qyteteve amerikane që marrin në mbrojtje imigrantët pa dokumente.

Presidenti i ri pritet t’i nënshkruajë urdhërat ekzekutivë për imigracionin gjatë një vizite që do të bëjë sot në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, agjencia federale e ngarkuar për mbrojtjen e kufirit si dhe të ndërmarrë veprime të tjera në ditët e ardhshme.

Urdhërat ekzekutivë do të shërbejnë për të ritheksuar një nga temat kryesore që i dhanë zotit Trump një mandat katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë, pohimin e tij se emigrantët e paligjshëm kërcënojnë sigurinë e vendit dhe u kushtojnë punëtorëve amerikanë vendet e punës. Gjatë mitingjeve të shumta të fushatës, mbështetësit e tij thërrisnin vazhdimisht “Të ndërtojmë murin!”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hollësitë e urdhrave ekzekutivë për imigracionin ende nuk janë të qarta, por zoti Trump po shqyrton mundësinë e një bllokimi për katër muaj të pranimit të refugjatëve në vend, si dhe ndalimin për të paktën 30 ditë të hyrjes në SHBA të çdo personi nga Iraku, Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni – vende këto me shumicë myslimane. Pritet të përjashtohen pakicat fetare që përballen me përndekje në këto vende.-VOA

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?