Trump uron Papën: Nder i madh për Amerikën, pres me padurim ta takoj

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Papës Leo XIV, me origjinë amerikane, në një mesazh në rrjetin e tij Truth Social.
”Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Mezi po pres të takoj kreun e ri të Kishës Katolike”, shkroi Trump.
Kardinali Robert Francis Prevost u zgjidh sot papë me emrin Leo XIV. Që nga viti 1900, pesë papë janë zgjedhur në ditën e dytë të konklavës: para tyre, ishin Piu XII, Gjon Pali I, Benedikti XVI dhe Françesku.
Mesazhi i plotë
Urime Kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë.
Është një nder i madh të kuptojmë se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë.
Pres me padurim të takoj Papën Leo XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!