Trump vendos tarifë 50 për qind për një sërë mallrash të importuara nga Kanadaja

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka vendosur një tarifë prej 50% mbi një sërë mallrash të importuara nga Kanada, si hakmarrje për atë që ai e quajti “trajtim jo i barabartë” i makinave, produkteve të qumështit dhe alkoolit amerikan.

Pjesë e këtyre masave janë si artikujt e përditshëm të konsumit, si vera dhe shkopinjtë e hokejit, ashtu edhe mallrat industriale, si çimentoja. Sidoqoftë, disa nga eksportet kryesore do të kursehen, si energjia, potasi, mineralet kritike dhe peshku.

Kryeministri Mark Carney u përgjigj duke thënë se Kanada është e gatshme të “intensifikojë” bisedimet tregtare me SHBA-në në javët e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtëpia e Bardhë bëri me dije se tarifat do të hyjnë në fuqi pas 30 ditësh. Kjo shënon një përshkallëzim të madh të tensioneve tregtare mes fqinjëve të Amerikës së Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tarifat e reja zbatohen për të gjitha mallrat e përfshira, pavarësisht nëse produkti përfshihej ose jo në marrëveshjen ekzistuese të tregtisë së lirë mes Kanadasë, SHBA-së dhe Meksikës, e njohur si USMCA.

“Kjo është e fundit në një sërë veprimesh tregtare të SHBA-ve, të cilat nisën me vendosjen e një sërë tarifave nga SHBA-ja në shkelje të drejtpërdrejtë të Marrëveshjes Kanada-Shtetet e Bashkuara-Meksikë,” tha Carney në një deklaratë në platformën X.

Ai përmendi gjithashtu “kërcënimet ndaj sovranitetit kanadez”, një referencë e mundshme kjo ndaj thirrjeve të Trump-it për ta kthyer fqinjin verior të Amerikës në shtetin e 51-të të SHBA-së.

Taksat e importit të vendosura të hënën thellojnë edhe më tej barrierat tregtare që tashmë ekzistojnë mes dy kombeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?