Trump: Zelensky e teproi, ai nuk e do paqen
Presidenti i shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i vazhdoi sulmet ndaj homologut të tij ukrainas edhe pas debatit të paprecedentë në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.
Duke folur për mediat amerikane teksa largohej nga Washingtoni, Trump tha se Zelenskynuk e do paqen dhe nuk është gati që të nënshkruajë një marrëveshje armëpushimi.
“Unë do të thosha se nuk funksionoi mirë dhe mendoj se ai e teproi. Ky është një njeri që dëshiron të na bëjë të regjistrohemi dhe të vazhdojmë të luftojmë, por ne nuk do ta bëjmë këtë. Ai nuk donte të bënte për armëpushim dhe një armëpushim mund të bëhej menjëherë.
Ai duhet të thotë, ‘Unë dua të bëj paqe’. Ai nuk duhet të qëndrojë atje dhe të thotë për Putinin të gjitha gjërat negative. Ai duhet të thotë, ‘Unë dua të bëj paqe”, u shpreh Trump.
KOHA JONË SONDAZH

