Trump: Zelensky është mosmirënjohës me ndihmën tonë

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump në një intervistë për Foks News sulmoi sërish Presidentin ukrainas, duke e cilësuar si mosmirënjohës per ndihmën e dhënë nga SHBA-ja gjatë këtyre tre vite.

“Unë nuk mendoj se ai është mirënjohës. Ne i dhamë 350 miliardë dollarë dhe ai flet për faktin se janë ata që po luftojnë dhe janë të guximshëm sepse dikush duhet të përdorë armë. Ai mori para nga administrata e Joe Biden “si karamele nga një fëmijë”, thotë Presidenti Trump.

Ndërsa zyrtarët amerikanë dhe ukrainas përgatiten të takohen në Arabinë Saudite këtë javë, Presidenti Donald Trump u ka bërë të qartë privatisht këshilltarëve se nënshkrimi i marrëveshjes për mineralet midis Washingtonit dhe Kievit është e pamjaftueshme për të rifilluar ndihmën ushtarake dhe shkëmbimin e inteligjencës me Ukrainën.

Presidenti Trump dëshiron gjithashtu dëshiron të shohë një ndryshim në qëndrimin e Zelenskyt ndaj bisedimeve të paqes, thanë zyrtarët, duke përfshirë gatishmërinë për të bërë lëshime territoriale ndaj Rusisë. Gjithashtu ai kërkon që Ukraina të bëjë zgjedhje të reja.

SHKARKO APP