Trupa tokësore për të shkatërruar ISIS-in

 

James F. Jeffrey, ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, në vitet 2002- ‘04, ka thënë se tashmë është e nevojshme që SHBA të sjellë forca tokësore për të eliminuar nga faqja e dheut ISIS.

Më poshtë pasazhe të shkrimit të Jeffrey në lidhje me çështjen e nj sulmi frontal të SHBA-ve dhe aleatëve kundër Shtetit Islamik.

Pas më shumë se 18 muajsh të “gjysëm”-masave të administratës Obama në lidhje me IS, tashmë është e qartë se shkatërrimi i IS nuk do të ndodhë pa prezencën e një njësie tokësore të klasit të parë, e cila do të mund të asistohej nga forcat ajrore.

Njësia tokësore nuk ka nevojë që të jetë e madhe dhe domosdo vetëm amerikane, trupa franceze dhe trupa të tjera të vendeve të perëndimit mund të komplementojën ato Amerikane.

Por një gjë është e sigurt, se pa trupa tokësore amerikane nuk do të ndërmeret asnjë sulm tokësor. ISIS do të mbajë të bashkuar “shtetin” e vet, njësoj sic edhe shfrytëzimi i Rusëve dhe Iranianëve kundrejt IS, për interesat e tyre, do të vijojë.

Kjo do të sjellë një desabilizim të madh të gjithë Euroazisë dhe do ta ekspozojë SHBA-në, përsëri, drejt sulmeve masive terroriste.

Pse ende nuk është pjesë e debatit zgjidhja përmes një operacioni tokësor?

Pjesërisht për shkak të politikës së administratës Obama “no military solution for anything” (asnjë zgjidhje ushtarake për asgjë), dhe pjesërisht sepse shumë amerikanë, për të mos folur për aleatët tanë Europianë, i konsiderojnë operacionet ushtarake si kundërproduktive.

SHKARKO APP