”Trupat ruse deri në Kiev”, BE-ja i përgjigjet Medvedev: Ke probleme me*dore!
Përplasja midis Rusisë dhe Bashkimit Europian ka marrë një tjetër ritëm këtë të enjtë, teksa ish-Presidenti Dmitry Medvedev ka kërcënuar Ukrainën duke thënë se trupat ruse do të shtyjnë deri në Kiev pas pushtimit të Avdiivka-s.
I besuari i Presidentit Putin paraqiti dy argumente për domosdoshmërinë për të shkuar në Kiev, duke thënë se së pari ky është një qytet rus dhe, së dyti, kërcënimi ndërkombëtar për ekzistencën e Rusisë vjen nga atje.
Menjëherë pas këtyre deklaratave, Medvedev i është përgjigjur zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, i cili tha gjatë një konference për shtyp se “numri i dy i përjetshëm” ka nevojë për ndihmë mjekësore pasi ka probleme mendore.
“Ne thjesht mund të rekomandojmë një këshillim dhe ndihmë për mendjen, por nuk jam i sigurt nëse shteti rus me miliardat që shpenzon në këtë luftë ilegale kundër Ukrainës në fakt mund të përballojë të investojë diçka në kujdesin social dhe shëndetësor për njerëzit e saj”, tha ironikisht Stano.