Trupi i Papa Françeskut varroset jashtë Vatikanit, 400 mijë njerëz e nderuan

Vatikani ka konfirmuar se se trupi i Papa Françeskut është varrosur në bazilikën Santa Maria Maggiore, e cila ndodhet jashtë mureve të Vatikanit në qendër të Romës.
”Papa është i pari në më shumë se një shekull që u varros jashtë Vatikanit dhe varrimi i tij ishte një ngjarje private, duke lejuar që njerëzit më të afërt të bënin nderimet e tyre”, thuhet në deklaratë.
Të paktën 400,000 njerëz u mblodhën në qytetin e Vatikanit për funeralin e Papa Françeskut dhe u rreshtuan në rrugë për të parë arkivolin e tij që po dërgohej në kishën Santa Maria Maggiore për t’u varrosur, sipas ministrit të Brendshëm të Italisë.