“Truri” i sulmeve në Paris, “karriera” nga basketbolli te terrori

 

I rritur në një lagje të varfër të Belgjikës, aty ku jetonin thuajse të gjitha familjet që vinin nga një vend tjetër, gjatë adoleshencës u dallua për basketboll dhe si një nga djemtë më të shkathët dhe plot jetë.

Ishte i biri i një familjeje marokene, me një vëlla dhe një motër më të vogël, që jetonin në një shtëpi të cilën e kishin blerë shumë lirë në këtë lagje dhe visheshin me rroba të dorës së dytë.

“Midis gjithë bijve të kombësive të ndryshme që janë rritur në këtë rrugë, marokenët, maqedonasit, turqit, serbët, frëngët, spanjollët,belgët, ai ishte udhëheqësi dhe basketbollisti më i mirë”- shprehet 70-vjeçari Dragic Zivancevic. “ Në atë kohë, ai ishte një djalë i mirë i ri dhe nëna dhe babai i tij ishin aq krenar për të”.

Por si arriti djali udhëheqës dhe basketbollist të shndërrohej në një vrasës të pashpirt dhe organizatorë i krimeve të ISIS?!

Historia nisi diku para 40 vitesh më parë, kur babai i tij mori familjen dhe emigroi drejt Belgjikës si mijëra marokenë në atë kohë.  Pas gjithë peripecive që ata kaluan, kur fëmijët u rritën pak ata e morën vetën më mirë. Arritën dhe blenë një dyqan të madh ku shisnin erëza dhe bimë të ndryshme. Edhe Abaaoud i kishte ndihmuar në dyqan, ku më pas nisën të shisnin edhe rroba dhe veshje për myslimanë.

“Familja e tij nuk ishte fetare në të gjitha gjërat” janë shprehur një grua dhe një burrë turk të cilët kanë qenë fqinj më parë.

Sipas një miku me të cilin ai u rrit thuhet pas adoleshencës nisi të pinte alkol dhe hashash. Kur nuk kishin lekë ata shkonin dhe vidhnin dyqane për të blerë drogë. Ai gjithashtu nisi të kishte probleme edhe në shkollë dhe babai i tij nuk arriti ta shpjegonte këtë ndryshim të menjëhershëm të tij.

Disa kohë më pas ai u bë pjesë e një bande me të cilët filloj të bëntë vjedhje dhe rrëmuja nëpër qytet. Mes kësaj bande ishin edhe Salah dhe Ibrahim Abdeslam dhe pikërisht këta të dy e morën më pas si xhihadist në Siri. Pas kësaj nisi dhe gjithë ndryshim i i tij nga një djalë i miri që vinte nga një familje e varfër por e rregullt në kriminelin më të madh të gjithë botës.

Familja e tij pas të 20-ta kuptoj që Abaaoud kurrë nuk do të bëhej ai që ata kishin ëndërruar dhe kishin shpresuar. Ai e nisi me krime të vogla dhe me demime për vjedhje, duke i turpëruar kështu prindrit dhe më pas u nis për në Siri për t’iu bashkuar Shtetit Islamik.

Por më e keqja ishte sepse ai mori me vete edhe vëllain e tij 13-vjeçarë Younes, për ta rekrutuar mes xhihadistëve.

Kur nëna e tij 64-vjeçare mori vesh se çfarë kishte bërë djali i saj, e mbuluar nga turpi dhe dhimbja ra në një depresion të thellë dhe u sëmur. Disa kohë më pas ajo u kthye në Marok pasi nuk mund të jetonte po në të njëjtën lagje ku e kishte rritur të birin dhe e njihnin të gjithë.

Ndërsa i ati 65-vjeç nuk është parë kohët e fundit në lagjen e tij, dhe mësohet ai e kishte mohuar publikisht si birin e vet Abaaoud, para ngjarjes së Parisit ku ai u shpall si organizatori i gjithë masakrës.

SHKARKO APP