Tsipras do japë dorëheqjen në fundjavë?!

Për shkak të ndryshimit të kursit në Bruksel, kryeministri grek, Alexis Tsipras rrezikon të përballet në Athinë me një kryengritje.

Deri në 30 deputetë të partisë së tij, Syriza, nga 149 në total, janë kthyer kundër.

Edhe partneri i koalicionit, Anel, kërcënon me një JO ndaj paketës së ndihmës.

Gjatë takimeve, Tsipras është munduar të shpjegojë këtë ndryshim kursi.

Sipas gazetës gjermane Bild, Tsipras po mendon për dorëheqjen, për të hapur rrugën për një qeveri teknicienësh dhe më vonë për zgjedhje të reja.

Plani është ky: Tsipras do i miratojë masat shtrënguese në Parlament të mërkurën me ndihmën e opozitës.

Më pas do të japë dorëheqjen. Kështu kryeministri grek do të parandalojë zbatimin e këtyre masave nga vetë ai.

Edhe ish-ministri i Financave, Yanis Varoufakis mendon se Tsipras do japë dorëheqjen.

Marrëveshjen e re mes BE dhe Greqisë ai e quan një tjetër traktar të ri të Versajës.

Zgjedhjet e reja do bëhen në vjeshtë dhe do i japin mundësinë Tsipras që të zgjerojë konstelacionin qeverisës.

SHKARKO APP