Tsipras presion BE: Nuk ka marrëveshje pa ulje të borxhit
Kryeminstri grek, Aleksis Tsipras, kërcënoi Bashkimin Europian nga foltorja e parlamentit helen se nuk do të pranojë një marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë pa u përfshirë në të një mundësi për lehtësim të borxhit.
Por ai u përball me kritikat e opozitës që e konsiderojnë mënyrën se si po zhvillohen diskutimet si jo profesionale.
Deri më tani, kreditorët i kanë rezistuar përpjekjeve për të ulur shifrat marramendëse që duhet të paguajë qeveria greke, por gjithashtu këmbëngulin në masat shtrënguese që duhet të qendrojnë ën fuqi për të siguruar sufiçitin buxhetor që do të siguronte shlyerjen e të gjitha detyrimeve.
Samaras: “Ju sugjeroj një ndryshim politikash, duhet të rifitoni besimin për të parë çfarë mund të shpëtojmë. Gaboheni nëse mendoni se kjo është beteja më e madhe, kemi një mal për të ngjitur”
Tsipras: “Propozimi që më dha presidenti Junker në emër të tre institucioneve në Bruksel më befasoi për keq. Nuk e prisja që do të bënin një propozim që do të hidhte në erë tre muaj bisedime. Po ju siguroj, më kot shpresoni: Kjo qeveri dhe ky parlament nuk do të votojë për një program të ri shpëtimi”
Athina shtyu këstin prej 300 milionë eurosh që duhet të paguante ndaj FMN-së të premten dhe tha se do të bëjë një pagesë totale prej 1,6 miliardë eurosh në fund të muajit, kur edhe skadon program aktual i shpëtimit. Por projekti i daljes nga eurozona duket gjithnjë e më i madh, duke parë edhe flirtmin me Rusinë, pasi Putin raportohet t’i ketë premtuar Tsiprasit përmes telefonit mbështetje financiare.