”Tullumbacet-vrasëse” të Hamasit, sjellin shkatërrim me kosto të ulët (FOTO)
Janë me ngjyrë dhe në qiellin e Rripit të Gazës, tullumbacet nuk sjellin lumturi, por pasoja shkatërrimtare. Bëhet fjalë për një nga armët me kosto të ulët të përdorura nga organizata Hamas në kufirin midis Palestinës dhe Izraelit.
Tullumbace të mbushura me helium, të lidhura me eksploziv ose pajisje që në kontakt më tokën marrin flakë. Të shtyrë nga era e Mesdheut, ato përfundojnë gjithmonë në tokë izraelite.
Armë me kosto të ulët, por që kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi. Sipas Tel Avivit, rreth 4200 hektarë ara janë shkrumbuar nga viti 2018. Fatmirësisht, pa shkaktuar viktima, deri më tani.