Turistët e prekur nga Covid-19, Greqia vendos rregulla të reja
Turistët që preken nga Covid-19 e që ndodhen në Greqi nuk do t’u kërkohet të futen në karantinë. Sipas një vendimi të ri, nuk do të ketë më dhoma karantine në hotele.
Kjo do të thotë që udhëtarëve që infektohen nuk do t’u kërkohet më të respektojnë rregullat e izolimit gjatë qëndrimit në Greqi.
GPT deklaroi se rregulli aktual që kërkon që të gjithë të infektuarit me virus të qëndrojnë në karantinë për një periudhë prej pesë ditësh, nuk zbatohet për udhëtarët.
Turistët e infektuar do të kenë mundësi të aksesojnë edhe tragetet, avionët dhe forma të tjera transporti, por ata duhet të mbajnë një maskë fytyre FFP2 ose KN95 gjatë gjithë kohës.