Turistja 20-vjeçare abuzohet seksu*lisht nga 6 djem në një hotel

Një turiste 20-vjeçare është përdhunuar në grup brenda një dhome hoteli në ishullin spanjoll të Majorkas, pasi u josh nga një grup të rinjsh. 20-vjeçarja kishte shkuar në Palma Beach me një moshatar të sajin nga Gjermania, që e kishte takuar në ishull teksa ishte në pushime me miqtë.

Pasi konsumuan një pije, vajza ka pranuar të shkojë në hotel me 20-vjeçarin, por kur mbërritën në dhomë, ajo ka hasur në pesë të rinj gjermanë të tjerë që po pinin alkool.

Ao u përpoq të ikte, por më pas grupi i djemve e pengoi atë të largohej dhe disa prej djemve e përdhunuan, ndërsa të tjerët e shikonin. 20-vjeçarja e ka denoncuar ngjarjen te recepsionistja e hotelit, e cila ka lajmëruar autoritetet.

SHKARKO APP