Turkmenistan, hapet super-aeroporti që kushtoi 2 miliardë euro

Në kryeqytetin e Turkmenistanit është ndërtuar së fundmi një aeroport i ri, i lartë me pesë kate, i gjithi i bardhë, me vetrata të mëdha, në formën e fajkoit dhe që ka kushtuar më shumë se 2 miliardë euro. Mësohet se aeroporti i ri mund të presë deri në 1.600 pasagjerë në orë, për një total prej 17 milionë personash në vit.

Sipas “Human Rights Watch”, Turkmenistani “është një nga vendet më represive dhe të izoluara në botë”.

Sidoqoftë turistët janë të mirëpritur, ndonëse shumë ankohen për burokracitë e shumta për të mundur të hyjnë, të gjithë vizitorët ndërkombëtarë, kanë nevojë për një vizë dhe për të qëndruar në vend për më shumë se 5 ditë, është e nevojshme një leje qëndrimi nga ana e qeverisë.

Megjithatë, vizitorët duhet të jenë gjithnjë të shoqëruar nga guidat turistike zyrtare.

Ndërkohë, në terminalin e ri, është vendosur një fotografi gjigante e presidentit turkmen, Kurbanguly Berdymukhamedov. Aeroporti i ri mund të kalojë më shumë se 200 mijë tonelata mallra çdo vit.

SHKARKO APP