Turqi, 2 të vdekur pas shpërthimeve në mitingun e partisë kurde
Dy persona u vranë sot në juglindje të Turqisë si pasojë e dy shpërthimeve, origjina e të cilave nuk dihet, gjatë një takimi zgjedhor të partisë kryesore kurde, dy ditë nga zgjedhjet legjislative, njoftoi një ministër turk.
”Më shumë se 100 persona të tjerë u plagosën nga këto shpërthime”, theksoi ministri i Bujqësisë Medhi Eder, cituar nga agjencia proqeveritare e lajmeve ”Anatolie”.
Këto shpërthime ndodhën në afërsi të një transformatori elektrik të vendosur në një shesh të qytetit, ku dhjetëra mijëra mbështetës të Partisë Demokratike të Popullit (HDP) ishin mbledhur për të dëgjuar kreun e tyre, Selahattin Demirtas.
Sipas informacioneve të para bëhej fjalë për shpërthimin e një transformatori elektrik, por ministri i Energjisë, Taner Yildiz e hodhi poshtë këtë hipotezë.
“Inspektimi ynë ka treguar qartë se burimi i shpërthimit nuk ka qenë transformatori”, konfirmoi ai për shtypin.
Sipas dëshmitarëve, dëmet janë shkaktuar nga shpërthimi i dytë, shumë i fortë, i ndodhur 10 minuta pas të parit.