Turqia akuzon Rusinë për vrasjet në Siri
Të paktën 15 000 refugjatë sirianë refuzojnë të ikin luftojnë në provincën veriore të Aleppos. Zyrtarë të OKB-së dhe ato turq raportojnë se ato janë mbledhur në një kalim kufitar me Turqinë. Kufiri është mbyllur, por Turqia ka thënë se është e gatshme të ushqejë dhe të strehojë refugjatët.
Në ditët e fundit, ushtria siriane e mbështetur edhe nga fuqia ajrore ruse ka bërë një seri luftimesh në provincën Aleppo. Paraprakisht ato kërcënojnë se do të rrethojnë qytetin e Aleppo dhe Siria e Madhe do ti jap një goditje të fundit rebelëve.
Nato ka akuzuar Rusinë për të “minuar” përpjekjet për paqe bë Siri përmes sulmeve të tyre, të cilat sipas Nato-s janë për qëllime të grupeve opozitare.
Të premten, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi Rusinë se është angazhuar për “pushtimin” e Sirisë, duke thënë se Rusia po përpiqet të krijojë një shtet të copëzuar për t’i ardhur në ndihmë presidentit Bashar al-Asad, një aleat i hershëm i Kremlinit. Erdogan tha se Rusia dhe qeveria siriane së bashku, janë përgjegjëse për 400 000 vdekje në Siri, raporton BBC.
KOHA JONË SONDAZH

