Turqia ak*zon Benjamin Netanyahu: Po zgjat lu*tën për të qëndruar në pushtet
Turqia akuzon Netanyahun se “e ka tërhequr rajonin në luftë për të qëndruar në pushtet”. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, në një konferencë shtypi në Katar.
Turqia ka akuzuar kryeministrin izraelit Benyamin Netanyahu se dëshiron të tërheqë Lindjen e Mesme në luftë “për të qëndruar në pushtet”, në mes të luftës në Rripin e Gazës me Hamasin. “Është e qartë se Benyamin Netanyahu po përpiqet të tërheqë rajonin në luftë për të qëndruar në pushtet”, tha ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan.
Diplomati i lartë turk tha se Turqia “po përpiqet të gjejë zgjidhjen me dy shtetet”. Ai tha se ka zhvilluar gjithashtu bisedime me kryetarin e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili është i vendosur në Katar. “Zyrtarët e Hamasit më thanë se do të shfuqizojnë krahun e armatosur dhe do të vazhdojnë si parti politike kur të krijohet një shtet palestinez,” tha Fidan.
Nga ana e tij, Sheik Mohammed tha se Katari ka zhvilluar përpjekje diplomatike për Rripin e Gazës, i cili ka vuajtur nga sulmet izraelite që nga 7 tetori 2023 kur Hamasi vrau mbi 1200 izraelitë. Sulmet e mëvonshme izraelite deri më tani kanë vrarë mbi 34,000 palestinezë. “Roli i Turqisë në zgjidhjen e krizës është vendimtar,” shtoi ai.