FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqia arreston 5 gjermanë për terrorizëm

Policia turke ka arrestuar 5 shtetas gjermanë me akuzën e terrorizmit. Turqia beson se të arrestuarit kishin lidhje me milicitë kurde.

“Të arrestuarit akuzohen për përhapje të propagandës dhe për përfshirje në një organizatë të paligjshme, jo të emëruar, por ka të ngjarë të jetë Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK)” njoftojnë mediat.

Pesë të arrestuarit po mbahen në Ankara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke komentuar arrestimet, Ministri i Jashtëm gjerman tha se ishte në dijeni të rasteve dhe shtoi se Ambasada në Ankara po jepte ndihmë konsullore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Brendshme gjermane ka mohuar akuzat se informacioni që çoi në arrestimin e pesë gjermanëve ju dha autoriteteve turke gjatë vizitës së ministrit të Brendshëm gjerman Horst Zehofer në Ankara këtë javë.

Sidoqoftë, një zëdhënës i ministrisë nuk përjashtoi që një informacion i tillë të jetë shkëmbyer “në kontekstin e bashkëpunimit rutinë midis shërbimeve tona të sigurisë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?