Turqia dërgon në Rusi trupin e pilotit të vrarë
Pas rrëzimit të avionit rus i cili shkeli hapësirën ajrore të Turqisë dhe që u rrëzua në kuadër të angazhimeve për ruajtjen e hapësirës ajrore të këtij vendi, piloti i vrarë është dërguar drejt vendit të tij, raporton Anadoolu Agency (AA).
Burimet thonë se trupi i pilotit të vrarë është dërguar drejt Rusisë nga aeroporti Esenboğa në Ankara. Ndërkohë thuhet se trupi i pilotit është dërguar me një avion rus.
Trupi i pajetë i pilotit rus ditën e djeshme ishtë dërguar drejt aeroportit Esenboğa në Ankara me një avion të Forcave Ajrore të Turqisë. Trupin e pilotit në aeroportin e Ankarasë e pritën zyrtarë të Ushtrisë së Turqisë si dhe zyrtarë të Ambasadës së Rusisë në Ankara.
Më 24 nëntor, avionët ushtarakë të Turqisë F-16 gjatë një patrullimi u ndeshën me një avıon luftarak të paidentifikuar në hapësirën ajrore turke në kufirin me Sirinë.
Para se të qëllohet dhe rrëzohet nga avionët turk, ishte paralajmëruar në lidhje me shkeljen 10 herë brenda pesë minutave. Më vonë Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se një avion i saj i llojit SU-24 ishte qëlluar.
KOHA JONË SONDAZH

