Turqia do të ”hapë dyert” për refugjatët në Europë
Edhe njëherë tjetër, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan përsërit kërcënimin për ”hapje të dyerve” kundrejt Europës për refugjatët sirianë, nëse BE-ja nuk i jep ndihmë shtesë për ta. Duke folur përkrah kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, të enjten në Budapest, Erdogan tha se Turqia nuk mund të mbartë e vetme barrën e strehimit të refugjatëve. Turqia strehon numrin më të madh të refugjatëve në botë, me rreth 3.6 milionë shtetas sirianë të regjistruar.
Ky plan nuk mbështetet nga grupet e të drejtave të njeriut dhe vendet evropiane dhe ka marrë kryesisht reagime negative nga shtetet e tjera anëtare të NATO-s. Me një marrëveshje të vitit 2016 me BE-në, Turqia është zotuar se do të pranojë çdo emigrant pa dokumente që do të shkonte në BE nga Turqia. Në këmbim, Ankaraja ka pranuar 3.3 miliardë dollarë ndihmë të menjëhershme dhe shumën e njëjtë në fund të vitit 2018.
Erdogan, sipas llogaritjeve të tij, tha se Turqia ka shpenzuar 40 miliardë dollarë për të mbështetur refugjatët. ”Pa marrë parasysh nëse marrim mbështetje ose jo, ne do të vazhdojmë t’i ndihmojmë mysafirët që presim. Nëse kjo nuk funksionon, atëherë do të duhet t’i hapim dyert”.