Turqia do të përdorë kitin diagnostikues që nxjerr rezultatin për COVID-19 për 15 minuta
Në Turqi do të përdoret kiti i shpejtë diagnostikues për të testuar më shumë njerëz në një kohë më të shkurtër në përcaktimin e koronavirusit të ri (Covid-19) i cili po kërcënon të gjithë botën.
Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, gjatë një informimi dje në parlamentin e Turqisë, theksoi “se kiti diagnostikues i zhvilluar me antigjenë që japin rezultat të shpejtë është vendosur që të shpërndahet në të gjitha qytetet e Turqisë”.
Me kitin diagnostikues vendas arrihet rezultati nga 60 deri në 90 minuta ndërsa me kitin diagnostikues të zhvilluar me antigjenë arrihet tek rezultati për rreth 15 minuta.
Përderisa vihet në dukje se në përgjithësi do të vazhdohet të përdoret kiti diagnostikues vendas, thuhet se do fillohet të përdoret edhe kiti i shpjejtë diagnostikues me qëllim testimin e më shumë personave dhe sigurimin e izolimit.
Kiti i shpjejtë diagnostikues i cili fillmisht është përdorur në laboratorët e shëndetit publik, tashmë do të praktikohet edhe në qytetet ku ka nevojë.
Në kitet diagnostikuese vendase dhe kitin e shpjejtë diagnostikues, ekzaminimi bëhet me një mostër të marrë nga mukoza e gojës ose hundës.