Turqia: Duam të qetësojmë tensionet me Rusinë
Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, tha se Ankaraja “do të punojë me Rusinë dhe aleatët tanë për të qetësuar tensionet” pasi Turqia rrëzoi një avion luftarak rus.
Në një shkrim në gazetën britanike “Times”, Davutoglu thekson se prioriteti kryesor është lufta ndaj Shtetit Islamik.
Por ai tha se Turqia duhet të mbrojë sovranitetin territorial.
Rusia thotë se avioni i saj u rrëzua kur ishte mbi Siri. Por Turqia thotë se avioni po dhunonte hapësirën e tyre ajrore.
Avioni ra në një zonë malore, të kontrolluar nga rebelët, pranë kufirit me Turqinë.
Një nga dy pilotët u vra nga të shtënat me armë ndërkohë që po parashutohej nga avioni.
Tjetri u shpëtua nga forcat speciale siriane dhe ruse.
Presidenti rus ka paralajmëruar se rrëzimi i avionit do sjellë pasoja serioze në marrëdhëniet mes dy vendeve.
KOHA JONË SONDAZH

