Turqia hakmerret për sulmin në Stamboll, vret 200 xhihadistë

Forcat ushtarake turke kanë goditur një sërë objektivash të xhihadistëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit terrorist në Stamboll, ku mbetën të vrarë 10 turistë gjermanë, njoftoi kryeministri Ahmet Davutoglu gjatë së enjtes, në atë që konsiderohet si përshkallëzim domethënës të luftës së Ankarasë ndaj grupit ekstremist.

Bombardimet intensive të rreth 500 pozicioneve të Shtetit Islamik në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë dhe në Irakun verior, në vetëm 48 orë pas sulmit në qendrën historike të Stambollit, konsiderohen si veprimi më serioz sulmues i ndërmarrë nga Turqia kundër xhihadistëve gjatë kohëve të fundit.

E ndërsa Turqia është kapluar nga dhuna nga Stambolli deri në juglindjen e trazuar të vendit, 6 persona, përfshi 3 fëmijë, janë vrarë pas shpërthimit të një kamioni me eksplozivë pranë një stacioni policor në provincën juglindore të Diyarbakirit, sulm për të cilin akuzohen militantët kurdë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?