FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqia i jep fund operacionit të gjerë për kërkimin e të mbijetuarve

Autoritetet në Turqi i dhanë fund të dielën një operacioni të gjerë për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënojat e shkaktuara nga një tërmet i fuqishëm që goditi vendin të premten në mbrëmje. Ekipet punuan gjatë gjithë natës duke shpëtuar 45 persona njoftoi Autoriteti për Fatkeqësitë dhe Emergjencat.

Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi goditi tre zona në provincën Elazig duke shkaktuar vdekjen e 32 personave atje si dhe katër të tjerëve në provincën fqinje atë të Malatya-s.

Sipas të dhënave zyrtare rreth 1.600 persona rezultojnë të plagosur. Tërmeti i fuqishëm u shoqërua me 700 pas-goditje, disa prej tyre me magnitudë 4.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?