Turqia i vë kusht BE-së: 20 miliardë euro për refugjatët

Pas diskutimit të liderëve europian në Bruksel në një samit për zgjidhjen e krizës së migrantëve, kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu paraqiti kërkesat e Turqisë për të pranuar një numër të madh të migrantëve në vendin e tij, njofton The Guardian.

Kërkesat nuk u pritën mirë nga pjesëtarët e Komisionit Europian, ndërkaq Turqia kërkoi 20 miliardë euro për të ndihmuar në krizën e migrantëve.

Megjithatë, Turqia në këtë takim kërkoi që edhe udhëtimi pa viza në BE të fillojë nga qershori i këtij viti, transmeton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takim ishin edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri holandez Mark Rutte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Udhëheqësit e BE’së shprehën shqetësim dhe nervozizëm se këto oferta të bashkëpunimit nga ana e Turqisë janë “në kundërshtim me vlerat europiane”.

Ndërkohë, liderët europian janë ende duke e shqyrtuar këtë kërkesë. Vendimi do të shpallet sot nga zyra e Komisionit Europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?