Turqia ka arrestuar 961 anëtarë të ISIS gjatë vitit 2015
Njësitë ushtarake turke në raportin e tyre mbi 2015, kanë zbuluar se kanë arrestuar 961 xhihadistë nga Shteti Islamik i Irakut dhe Levant (ISIS) në kufirin me Sirinë. Sulmi i kryer në Stamboll më 12 janar nga një sulmues ISIS që ilegalisht kishte hyrë në Turqi nga Siria, ka ngritur pyetjen nëse masat e sigurisë të ndërmarra përgjatë kufirit ishin efektive në ndalimet e tilla.
Zyrtarët e inteligjencës flasin për të përditshmen Hürriyet në kushte anonimiteti se ka pranuar se masat e rrepta mund të dështojnë për të ndaluar lëvizjen ilegale të emigrantëve, si dhe anëtarët e ISIS. Megjithatë, si rezultat i masave të marra për të forcuar sigurinë kufitare në vitin 2015, forcat tokësore turke ishin në gjendje për të kapur 961 anëtarë të huaj ISIS nga 57 vende të ndryshme.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

