Turqia: Karabaku i takon Azerbajxhanit
Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të Turqisë, Iranit dhe Azerbajxhanit në qytetin Ramsar në Iran në lidhje me tensionet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, tha se territori i pushtuar i Karabakut i takon Azerbajxhanit.
“Duhet të jemi të drejtë dhe të jemi të qartë. Territori që ishte pushtuar i takon Azerbajxhanit”, tha Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit sot më herët deklaroi se konfliktet e armatosura në zonën e krizës midis Armenisë dhe Azerbajxhanit janë ndërprerë. Në deklaratën e ministrisë theksohet se me marrëveshjen e palëve në konflikt sot pikërisht në ora 12:00 janë ndërprerë konfliktet ushtarake në zonën e vijës ndarëse midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.
KOHA JONË SONDAZH

