FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqia “konfirmon se Assadi ka përdorur armët kimike”

Turqia tha se rezultatet e autopsisë tregojnë se në një sulm në provincën Idlib të Sirisë janë përdorur armët kimike.

Sulmi, që ka ndodhur të hënën në qytetin Khan Sheikhoun, ka lënë dhjetëra njerëz të vrarë dhe qindra të plagosur.

Agjencia turke e lajmeve Anadolu citoi ministrin turk të Drejtësisë, Bekir Bozdag, të ketë thënë se rezultatet e autopsisë së tri viktimave “konfirmojnë se (v.j. presidenti sirian, Bashar al-) Assad ka përdorur armë kimike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bozdag tha se ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kanë marrë pjesë në autopsitë e kryera në Turqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

OBSH nuk ka dalë ende me komente.

Aktivistët sirianë thanë se 86 njerëz janë vrarë në sulmin e 4 prillit.

Tridhjetedy të plagosur janë dërguar për trajtim mjekësor në Turqi dhe tre prej tyre më pas kanë vdekur.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore kanë akuzuar regjimin e Assadit për kryerjen e sulmit.

Siria dhe aleatja e saj, Rusia, kanë fajësuar rebelët.

/REL/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?